Kumanovë, 7 vjet burg për vrasësin e komandant Shqiponjës

19.05.2017 19:57

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit...

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit - komandant Shqiponjës,- është dënuar me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie, edhe atë 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje.

Ky është epilogu përfundimtar i seancës së sotme në Gjykatën e Kumanovës. 3 vjet e 3 muaj burg ndërkohë janë caktuar për Amir Latifin, personin që plagosi Gani Demirin dhe Shefki Rexhepin.

Vrasja ndodhi më 23 korrik të vitit të kaluar, e si pikënisje kishte zënkën për postin e kreut të degës së BDI-së në Kumanovë. Familjarët janë të indinjuar me vendimin e sotëm të gjykatës, ata thonë se i njëjti  është marrë nën ndikim politik.