Maqedoni
Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 29 gradë
20.05.2017 12:06
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatar...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa gjatë ditës me erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit para së gjithash në pjesët veriore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 29 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë prej tetë deri në 27 gradë Celsius.
Valë e re e reshjeve të shiut pritet të dielën nga orët e paradites. Kjo valë do të përcillet me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima në disa vende. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriperëndimore, që do të kushtëzojë ulje të temperaturave të ditës për pesë deri në shtatë gradë.
Të hënën, kur pritet rritje e vogël e temperaturave të ditës, do të vazhdojë të fryjë erë veriore, ndërsa nga e marta era do të jetë jugore dhe në periudhën e mëtejshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa në orët e pasdites të ditës me paraqitje të jostabilitetit përkohësisht edhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima./mia
