Botë

KQZ Kosovë: Në zgjedhje garojnë 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare

20.05.2017 12:31

Në Kosovë ka përfunduar mbrëm afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike...

Në Kosovë ka përfunduar mbrëm afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Sipas ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati pë certifikimin e subjekteve është mbyllur mbrëm në mesnatë. Deri në përfundim të afatit janë paraqitur për certifikim 5 koalicione të subjekteve politike, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Por gara kryesore do të zhvillohet mes koalicionit, PDK, AAK, NISMA, i cili ka nominuar për kryeminsitër liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka nominuar për kryeminsitër Albin Kurtin. Dhe Koalicioni LDK, AKR, Alternativa që garon me kandidatin për kryeministër Avdulla Hoti.