Maqedoni
OEMVP, Nebi Hoxha kandidat për zv/kryeministër
20.05.2017 13:25
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore, ka dalur me kandidat për zëvendëskryeministër për çështje ekonomike...

Për këtë post është nominuar Nebi Hoxha kryetar aktual I OEMVP-së.
Nga kjo odë ekonomike thonë se në këtë mënyrë synojnë rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit të biznesit në përgatitjen e legjeve dhe harmonizimi i ndryshimeve ligjore me kërkesat dhe nevojat e afaristëve, që në mënyrë aktive biznesi të merr pjesë në kontrollin e politikave ekonomike qeveritare.
“Në mbledhjen e djeshme të kësjhillit drejtues OEMVP me shumicë votive u zgjodh kandidatië për zv kryeministër për cështje ekonomike kryetari aktual Nebi Hoxha. Me këtë pozitë presim në qeverinë e re të kontribojmë në përmisimin e e komunikimit të pushtetit ekzekutiv me sektorin e biznesit , lidhur me problemet dhe dilemet e ndryshme që prekin punën afariste”, shprehet kryetari I OEMVP, Nazmi Ejupi.
Në këto kushte të krizës binesi kërkon stabilitet më të madh, prandaj OEMVP vlerëson se është koha që biznesi të jetë bashkëveprues në përpilimin dhe realizimin në praktikë të politikave ekonomike dhe zhvillimore të shtetit.
Nga OEMVP thonë se këtë e kanë diskutuar edhe në takimin me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
REJHANE BUSHI-METAJ
