Botë

Rohani, për herë të dytë president i Iranit

20.05.2017 14:06

Hassan Rohani është zgjedhur për herë të dytë president i Iranit...

Hassan Rohani është zgjedhur për herë të dytë president i Iranit, bën të ditur ministri i Brendshëm në Teheran, duke prezentuar rezultatin e zgjedhjeve.
 
Sipas rezultateve paraprake, Rohani ka marrë 56.3 % të 42 milionë votuesve, duke mundur konservatorin Ebrahim Raisi me 38.99%.
 
Në këtë mënyrë konfirmohet edhe konsensusi popullor mbi marrëveshjen bërthamore të firmosur nga Rohani, që çoi në fundin e sanksioneve.
 
Kandidati tjetër konservator, Mostafa Mirsalim, ka marrë 1.14% të votave, ndërsa kandidati reformist Mostafa Haschemi Taba, që kishte ftuar mbështetësit e tij të votonin Rohanin, morri 0.53%.