Botë

Sulmi në Libi, arrin në 140 numri i të vdekurve

20.05.2017 14:39

Rreth 140 njerëz, përfshirë civilë, mund të kenë vdekur në sulmin në bazën ajrore në Libi...

Ishte raportuar se 60 persona gjetën vdekjen kur një formacion paraushtarak tentoi të merrte nën kontroll bazën Brak al-Shati të enjten.

Ministri i Brendshëm dhe komandati i forcave të mbështetur nga Kombet e Bashkuara janë suspenduar në pritje të një hetimi, ndërsa kryeministria ka mohuar se ka urdhëruar sulmin.

Shumica e të vdekurve ishin ushtarë të të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare e Libisë, një aleancë në lindje të vendit, që nuk e njeh qeverinë.