Maqedoni

LSDM,ligj për mjekim falas në spitale; VMRO, mburret me kontratën e qendrës klinike; LR PDSH, kontrata në rrethana të dyshimta

20.05.2017 16:03

LSDM njoftoi për përgaditjen e ndryshimeve në ligjin e sigurimit shëndetësorë, me të cilën parashihet mjekimi spitalor...

LSDM njoftoi për përgaditjen e ndryshimeve në ligjin e sigurimit shëndetësorë, me të cilën parashihet mjekimi spitalor pa pagesë për të gjith personat e siguruar.
 
Ky ligj do të jetë ndër të parët që do ti propozohen për miratim Kuvendit, me qëllim që tu mundësohet të gjithë qytetarëve të kenë mundësi të marrin shërbimet e nevojshme spitalore, thonë nga LSDM.                                                                                                                                                             
“Me ndryshimet plotësisht e heqim participimin spitalorë për të gjith të siguruarit. Në këtë mënyrë askush nuk do të mbetet pa shërbim spitalor vetëm pse nuk ka para të paguaj për atë. Sipas raportit zyrtar të fondit shëndetësorë për vitin 2016 220 mijë  qytetarë gjatë vitit të kaluar kanë shfrytëzuar shërbime spitalore, Mund  vetëm të paramendohet se çfar lehtësimi fiancia do të ishte për të siguruarit nëse nuk duhej të paguanin participim. Sipas vlerësimeve tona rreth 420 miljon denarë në nivel vjetor deri tani kanë paguar qytetarët, për tu mjekuar në spitale”, shprehet deputeti i LSDM-sëm Zlate Mehmedoviq.       
 
Sipas LSDM-së janë alarmante të dhënat e avokatit të popullit se qytetarët nuk mund të marrin fletëlargimin nga spitali derisa nuk paguajnë participim.
 
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE janë mburrur me marrveshjen e nënshkruar dje nga minsitri në largim I shëndetësisë Nikolla Todorov,  për ndërtimin e qendrës klinike në Skup, në vlerë prej 72 miljon eurosh.
 
Por nga LR PDSH kanë lëshuar kritika në adresë të VMRO-së pikërisht rreth këtij proekti.
 
“Qeveria në ikje, e stërmbushur me afera korrupcioni, ideatore dhe realizatore e shkatërrimit dhe degradimit të shëndetësisë publike, del në opinion edhe me një sihariq, ndërtimi i qendrës së re klinike në Shkup. Deputeti në parlamentin e Maqedonisë dhe ish-ministri i shëndetësisë, z.Nikolla Todorov nënshkruan kontratë për realizim të këtij proekti shumë të madh, në rrethana shumë të dyshimta sipas ekspertëve në fushën e drejtësisë, që dëshmon dhe vërteton sjelljen e dezorientuar të partisë VMRO-DPMNE dhe satelitëve të saj”, shprehen nga VMRO-DPMNE. 
 
Duke kërkuar ndërprerje të menjëhershme të këtij proekti nga LR PDSH theksojnë se kjo është edhe një tendencë për defokusim nga ngjarja e tmerrshme  e së enjtes së përgjakur në kuvend, ku pa fije turpi, me shkeljen e të gjitha normave etike dhe betimit të Hipokratit, mjek nga kjo parti e nxin mantelin e shenjtë të bardhë si pjesëmarrës direkt ne këtë ngjarje makabre.
 
REJHANE BUSHI-METAJ