Kulturë

Tetovë, festivali ballkanik “Pranvera poetike Tetovare”

20.05.2017 16:43

“Në ëndrra digjet nata” dhe “Odeoni i shpirtit tim” ishin librat që u promovuan në Tetovë, në kuadër të Festifalit “Pranvera poetike Tetovare”...

Në këtë manifestim morrën pjesë dashamirët e fjalës artistike, intelektualë e student.
 
Poetët pjesmarrës në festival theksojnë se, kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për to duke shpresuar se në vazhdimësi do të kontribuohet në drejtim të kultivimit të poezisë dhe artit në përgjithësi.
 
Në manifestim u nënshkruan edhe memorandume për bashkëpunim mes disa shoqatave të shkrimtarëve.
 
Ngjarja në fjalë u realizua në vazhdën e aktiviteteve të Festivalit Ballkanik Poetik “Pranvera Poetike Tetovare” e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” Tetovë.
 
VISAR SADIKI