Maqedoni

Gruevski, fton Zaevin ti mësojë nga ai reformat

20.05.2017 17:09

Lideri i VMRO-DPMNE-së ish kryemin sitri Nikolla Gruevski thot se qeveria e re duhet të mësojë nga qeveria e tij se çka është qeveria reformatore.

Poshtu Gruevski ka vazhduar të merret me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe dhe ndrrimin e emrit të shtetit.
 
“Ato fillimisht duhet të mësojnë nga ne se çka ishte qeveri reformatore. Reforma janë punët e bëra. Të bëhen punë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për zgjidhjen e problemeve. Do të shohim se çfar reforma do të bëjnë. Tani për tani nga ajo që kam mundur të mësoj, reforma kryesore do të jetë ndrrimi i emrit të shtetit dhe identitetit, ligjin për gjuhët dhe çështje tjera që janë theksuar në raportin e BE-së të cilat edhe ne do ti përfundonim nëse do të formonim qeveri”, shprehet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.  
 
Sipas Gruevskit LSDM nuk erdhi në pushtet si rezultat i zgjedhjes së qytetarëve, por me intervenime dhe koalocione nga jasht.