Maqedoni
Sead Koçan mbetët në liri, këshilli penal refuzoi kërkesën e PSP-së
21.05.2017 13:29
Afaristi Sead Koçan i dyshuar në rastin “Trust” nga Prokuroria Speciale Publike mbetet në liri...

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për t’i shqiptuar masën e paraburgimit afaristit Sead Koçan.
PSP dorëzoi ankesë në Gjykatën Penale pasi atij iu hoq masa e paraburgimit, ndërsa si garacë për këtë Koçan pagoi shumë financiare prej afër 1 milion eurosh.
Për Prokurorinë Speciale ky vendim ishte absurd juridik. Ata vlerësojnë se nuk ka garanci të mjaftueshme se Koçani nuk do të arratiset sërish, por avokati i Koçanit, Nikolla Dodeski, tha se kjo ofertë është krejt ligjore dhe se është praktikë e shumë vendeve demokratike.
Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga Specialja, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro.
Kërkesën për paraburgim Specialja e mbështet me faktin se kompania Transmet akoma merr tender shtetërore dhe se i dyshuari mund ta përsërisë veprën.
REXHEP QAMILI
