Botë

Nishani, dekreton mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor; Rama, kuvendi të thrras seancë të jashtëzajkonshme; Opozita, nis përzgjedhja e kandidatëve për deputet

21.05.2017 14:11

Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka dekretuar 25 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare...

Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka dekretuar 25 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe zgjedhjeve për bashkinë e Kavajës.
 
Dekreti i presidentit është publikuar në faqen zyrtare. Në arsyetimin e tij presidenti ka vlerësuar “maksimalisht marrëveshjen Rama-Basha, si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar”. 
 
“Në vijim të iniciativës së Tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipëris”, shprehet Olsi Lafe-Udhëheqësi i Kabinetit të Presidentit të Shqipërisë.
 
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit për caktimin e seancës së jashtëzakonshme për të hënën në orën 18:00.
 
Në këtë kërkesë me shkrim kreu i qeverisë bën thirrje për votimin e komisioneve të vettingut, zgjedhjen e kreut të ri të KQZ-së dhe miratimin e pakëtës ligjore për reformën zgjedhore sipas paktit të arritur me kryedemokratin Lulzim Basha. Ndërsa Partia Demokratike tanimë ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë.
 
Afro 1700 kandidat janë propozuar nga më shumë se 27 000 qytetarë në aplikacionin “on line”, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës, më 18 shkurt.
 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD-së dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potencialë të kësaj partie me të cilët PD do të garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Partit tjera PS me aleatët, LSI dhe LIBRA, i kanë të kompletuara listat e kandidatëve,  pasi ato ishin të gatshme për pjesmarrje në zgjedhje më 18 qershor, por kjo date u shty pasi opozita refuzonte të merr pjesë në zgejdhje pa një marrveshje me partit në pushtet, për organizimin e zgjedhjeve të lira.   
 
REXHEP QAMILI