Afganistan, vriten 20 polic 15 të plagosur
Së paku 20 policë afganë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm...

Së paku 20 policë afganë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm, kur militantët talibanë i kanë sulmuar disa pika të sigurisë së policisë në provincën e trazuar jugore, Zabul, kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët lokalë i kishin thirrur stacionet televizive afgane për të kërkuar ndihmë, pasi nuk kishin mundur të kontaktojnë me autoritetet e larta, duke theksuar moskoordinimin në radhët e niveleve të sigurisë.
Këto sulme të koordinuara janë bërë vetëm një muaj pasi talibanët i patën vrarë 135 pjesëtarë të forcave të sigurisë në provincën Balkh, që ishte sulmi më vdekjeprurës kundër bazave ushtarake afgane.
Aktualisht, raportohet se militantët talibanë e kanë lansuar “ofensivën pranverore” të tyre në fund të muajit të kaluar.
