Botë

Panik në Kanë, alarm fals për bombë

21.05.2017 15:06

Në Kanë ku po zhvillohet Festivali i Kinematografisë, agjentët e sigurisë kanë evakuuar me qindra persona nga teatri Debussy...

Në Kanë ku po zhvillohet Festivali i Kinematografisë,  agjentët e sigurisë kanë evakuuar me qindra persona nga teatri Debussy, një sallë brena pallatit të festivalit, ku ka patsur momente paniku pasi është vërejtur një çantë e dyshimt.

Paniku u shkaktua derisa të pranishmit, përfshi edhe gazetarë dhe personel shërbimi po ndiqnin filmat.

Një çantë e dyshuar ka ndezur panikun dhe ka bërë që të shpërthejë alarmi i sigurisë. Publiku, në pritje për të hyrë në sallat e tjera, ku do të shfaqeshin filma që garojnë në festival, ka parë fillimisht një qen të stërvitur për raste alarmi shoqëruar nga oficerët e policisë, të bënte kontroll.

Menjëherë më pas janë bërë edhe kontrolle në salla dhe ka nisur evakuimi me urdhër të policisë. Por, pas 30 minutash alarmi është tërhequr dhe të pranishmit janë lejuar të hyjnë në salla.

Gazetarëve iu tha më vonë se objekti i dyshimtë ka rezultuar i parrezikshëm.