Maqedoni

Pasojat e vërshimeve të vitit 2015 në Tetovë, vazhdon sanimi i dëmeve dhe masat parandaluese

21.05.2017 15:34

Vendbanimet e prekura nga vërshimet e vitit 2015 në Tetovë ende po ndjejnë pasojat...

Institucionet e pushtetit lokale dhe qendrore thonë se vazhdojnë me aktivitetet për sanimin e dëmeve por edhe marrjen e masave parandaluese.
 
Ministria e ambientit jetësor së bashku me komunë e Tetovës thonë se janë gati të përfundojnë me rregullimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit në Reçic të madhe.
 
Sipas ministrit të ambientit Bashkim Ahmeti, ky projekt realizohet në bashkëfinancim me komunën e Tetovës dhe në këtë projekt ministria ka investuar mbi 6 milion denar.
 
Projekti në fjalë është kofinancim me Komunën e Tetovës , dhe kapë shifrën e mbi 6 milion dinar. Dhe ky projekt ka qenë jetik për ne dhe komunë që sa më shpejtë të fillohet me rregullimin, pasi me këtë bëjmë edhe një preventivë eventuale.
 
“Për shtratin në Reçic të madhe kemi bërë një bashkëpunim mjaftë te frytshëm me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, për sa i përket rregullimit të shtratit të lumit dhe pastrimit dhe kjo do të shërbej edhe si një preventivë, mos thasht Zoti nga ndonjë fatkeqësi natyrore që mund të kaploj atë vendbanim dhe do të shërbej edhe në aspektin e sigurisë të qytetarëve”, shprehet zëdhënësi i komunës së Tetovës, Armend Fazliu.
 
Banorët e Reçic së madhe këtë investim e kanë mirëpritur , dhe shpresojnë  që edhe në te ardhmen do të investojnë edhe në rregullimin e infrastrukturës rrugore që është shkaktuar nga vërshimet.
 
“Ky rregullim as një herë nuk ishte bërë . Si të bëhet deri atje lartë ku mendohet atëherë dihet se s’ka rrezik më këtu. Nëse mendojnë të rregullojnë edhe me bekatone do bëhet mirë...
 
“Shumë mirë kanë bërë është dashur me kohë  të bëhet. Sigurisht po do jetë shumë bukur edhe për fshatin edhe për shtëpiat  për rrethin. Kjo është nisur dhe do të përfundoj shpejt , janë duke punuar në rregull...
 
“Ajo është bërë jo mirë por  shumë ma mirë .Kjo është bërë mirë një herë për një herë”, shprehen banorët.
 
Minsitria e ambientit poashtu bën të ditur se me kërkesë të komunës së Tetovës, për vitin 2017 ka ndarë edhe 22 milion dinar për rregullimin  e shtratit  të lumit Shkumbin. 
 
VISAR SADIKI