Uestbruk dhe KD thyen “Sparsat” dhe barazuan serinë në 2-2
Basketbollistët e Okllahomës fituan San Antonion me 105:92 dhe arritën të barazojnë rezultatin në 2-2, në serinë finale të konferencës së Perëndimit…….

Basketbollistët e Okllahomës fituan San Antonion me 105:92 dhe arritën të barazojnë rezultatin në 2-2, në serinë finale të konferencës së Perëndimit.
Dyshja e tanderave, Vestbruk-Durent, ishte e shkëlqyeshme në këtë sfidë, me ç`rast së bashku regjistruan 71 pikë, 10 kërcime, 15 asiste dhe tetë topa të vjedhur. Megjithatë, ishte Rasell Uestbruk ai i cili u evidentua më shumë, me 40 pikë, 10 asiste dhe nga pesë kërcime e topa të vjedhur, ndërsa Kevin Durent kishte 31 poen, pesë kërcime, poaq asiste dhe tre topa të vjedhur.
Askush tjetër te skuadra vendase, nuk arriti të regjistroj pikë dyshifrore. Te ekipi I mposhtur, Boria Dia dhe Toni Parker ishin më efikasët, me nga 14 poena të shënuar, ndërsa dështuan plotësisht Tim Dankan dhe Manu Xhinobili.
Pas kësaj sfide, seria do të kthehet me një ndeshje sërish në Teksas te San Antonio, ndërsa tani më është e sigurtë që në Okllahoma do të luhet edhe sfida e gjashtë e finales së Perëndimit.