Maqedoni

Është sulmuar një vozitës në Shkup, hajnat ia morën makinën

21.05.2017 15:49

Dy persona mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate, në bulevardin "Goce Dellçev" sulmuan një vozitës dhe ia morën automjetin...

Siç informojnë nga MPB, sulmuesit me automjet të llojit "rover" me targa të panjohura i kanë dalë në rrugë personit B.D., pas çka e kanë nxjerrë nga automjeti i tij "daevu rejser", e kanë sulmuar fizikisht, ia kanë marrë automjetin dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
 
Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e plotë të rastit./mia