Maqedoni

Familja Aliu bëhet me shtëpi të re - 070/678-708

21.05.2017 16:28

Ndonëse e kishin pritur aq shumë këtë cast dhe ishin përgaditur hollësisht për një bisedë të gjatë për të shprehur...

Ndonëse e kishin pritur aq shumë këtë cast dhe ishin përgaditur hollësisht për një bisedë të gjatë për të shprehur urata dhe falënderime për ata që po bënin realitet ëndrrën e kahmotshme të tyre, mezi arritën të shprehen nga emocionet.
 
Një thënje shqiptare thotë:”Kur zerma është plot, goja mbetet e zbrazët”.
 
Kjo ishte ajo që po ndodhte.
 
“Shyqir që na kanë ndihmuar, I madhi Zot u dhashtë hala më shumë, atyre që na kanë ndihmuar”, shprehet kryefamiljari Abdulbaki Aliu.
 
Për sa e sa vite ëndërronin për një kulm të sigurtë dhe të rehatshëm ku nuk do tu biente shiu mbi kokë, ku nuk do të ndjenin erën nga plasaritjet e shtëpisë dhe ku do të bënin gjumin rehat.
 
Edhe sot që shtëpia është ndërtuar nuk mund ta shfrytëzojnë pasi punimet brenda shtëpisë ende nuk janë përfunduar.
 
“Pa punuar na ka ngelur kanalizimi, rryma, dyert”, theksoi më tej Abdulbaki Aliu.
 
“Ka ende punë, rrymën duhet ta vendosim, duhet të lyhet”, shprehet djali i tyre Ramadan Aliu.
 
Dy botë të ndryshme pasqyronin jetën e tyre. Nga njëra anë një shtëpi e re mjaftë e bukur por e pabanueshmë  dhe nga ana tjetër shtëpia e vjetër e cila mezi mban 13 antarët dhe të asocon se do të shembet cdo moment.
 
Do të futemi në shtëpinë ku banojnë dhe kanë banuar me vite familja e Abdulbaki Aliut nga Merova, që të shihni se në cfarë kushte jeton.
 
Ata vazhdojnë të jetojnë në shtëpin e tyre të pasigurtë në një varfëri që shkon përtej imagjinatës. Vajza më e madhe tregon për ditët e vështira që kanë kaluar gjatë dimrit dhe vazhdojnë ti kalojnë cdo vit.
 
“Nuk kemi ku ti pjekim bukët, edhe teshat u mbytëm duke I larë në dorë, skemi as makinë për të lartë teshat, bukët I pjekim këtu por na ngelen pa pjekë, nuk pjekë aspak mirë, ngelen pa pjekë brenda”, shprehet vajza e tyre Senadie Aliu.
 
Vazhdojmë të gëzohemi që shoqëra e gjërë ka filluar të lëviz duke ua shtrirë dorën . vetëm të bashkuar mund të bëjmë që edhe kjo familje për muajin e madhërueshmë të Ramazanit ti gëzohet shtëpisë së re.
 
RINA TURKESHI-SAHITI