Maqedoni

Mungojnë ilaçet me receta, qytetarët: Shpesh rrezikojmë të mbesim pa terapi; Fondi Shëndetësor demanton: Ilaçe ka, kuota nuk është e përmbushur

21.05.2017 16:53

Furrnizimi me ilaçe nga lista pozitive edhe atë pas dates 15 të mujait, gjithmonë shkakton kokëçarje për qytetarët...

Furrnizimi me ilaçe nga lista pozitive edhe atë pas dates 15 të mujait, gjithmonë shkakton kokëçarje për qytetarët të cilët kanë sëmundje dhe kanë nevojë kurë të përhershme me ilaçe.
 
TVM2 anketoi qytetarë të cilët po ballafaqohen cdo muaj me këtë problematikë.  
 
Ata shprehen të revoltuar  dhe thonë se për çdo muaj janë të detyruar të kalojnë dhjetra farmaci dhe në fund serish ilaçet t’i blejnë privat sepse në listë pozitive kanë mabruar. 
 
“Ja sa dola prej farmacisë dhe më thanë se nuk i kanë me recpet pikat për sy, hajde pas disa ditëve”... 
 
“Kërkojë që dy javë me rradh ilaçe për por nuk i kanë siguruar akoma. Në çant i kam të gjitha receptat ndërsa ilaçet asesi ti gjej”...
 
“Barna me recept gjithmon mund të blehet prej datës 25 deri 1 në muajin”
 
"Barna me recept kryesisht mund të merren më së voni deri më datës15 në muajin, mëndej të gjitha i blejmë privat”, shprehen të anketuarit.
 
Fondi Shëndetësor i Maqedonisë kategorikisht refuzon këto se ka munges të ilaçeve me receta duke thënë se buxheti I sivjetshëm është mi I madhe dhe përfshir listë e gjërë të ilaçeve pozitive.
 
Në pyetjen e gazetarit se a duhet shtuar numri I ilaçeve dhe sasia e tyre,  në listë pozitive nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për TVM2 dhanë këtë përgjigje. 
 
“Buxheti i Fondit Shëndetësor të Maqedonisë për 2017 është historikisht më i madh se kurrë më parë dhe i njejti kap vlerën prej 26 miliardë e 947 mijë denarë. Buxheti i fondit për barëra me reçetë për këtë vit kap shumën prej  2.75 miliardë denarë. Realizimi i tij në tre muajt e parë të këtij viti lëviz prej 94 deri më 98 % dhe kjo gjë dëshmon qartë se kuota e barërave me reçetë nuk është e shpenzuar, që vërteton se ankesat e qytetarvë janë të pa vërteta”, theksuan nga FSSHM.
 
Me këtë buxhet thon nga  FSSHM është paraparë brenda këtij viti të ralizohen mbi  23 milion reçeta.
 
REXHEP QAMILI