Maqedoni
Taravari: Qeveria e re, ta mbështesin të gjitha partit shqiptare; VMRO-DPMNE, a dha garanca LSDM edhe në emër të partnerëve?
21.05.2017 18:15
Gjykuar sipas paralajmërimeve të mandatarit Zoran Zaev dhe partisë së tij se qeveria e re do të formohet brenda dhjet ditësh...

Gjykuar sipas paralajmërimeve të mandatarit Zoran Zaev dhe partisë së tij se qeveria e re do të formohet brenda dhjet ditësh, nuk përjashtohet mundësia që javën e ardhëshme vendi të ketë qeverinë e re.
Aktualisht LSDM po zhvillon bisedime me partnerët e shumicës së re parlamentare BDI dhe BESA, ndërsa gjat javës priten bisedime edhe me Aleancën për Shqiptarët.
Nga kjo e fundit thonë se deri në stabilizimin e vendit të gjitha partit shqiptare duhet të mbështesin qeverinë e ardhëshme reformatore, pa marrë parasyshë nëse do të jenë apo jo të përfshira në ekzekutiv.
“Nuk ka dyshim se duhet të përkrahet një qeveri e ardhëshme, me të vetmin qëllim që vendi të del prej krizës, çfar do të merr një parti ose tjetra besoni kjo nuk do të kishte bazë... Deklarata as që diskutohet”, shprehet deputeti i LR-PDSH-së, Arben Taravari.
Taravari thot se me rëndësi është që të sillet ligji për gjuhën, arritja e barazisë në këtë shtet ndërmjet dy etnive, funksonimi i shëndetësisë, drejtësisë, prokurorisë, apo arsimit, e jo marrja e posteve. Por nga VMRO-DPMNE kanë përsëritur qëndrimin e tyre se partnerët e koalicionit të LSDM-së vazhdojnë të mbështesin platformën e Tiranës.
“Partnerët e koalicionit të LSDM-së vazhdojnë të mbështesin Platformën e Tiranës dhe planifikojnë ti realizojnë pikat që përmban ajo.Partit politike të cilat me ndërmjetësim dhe prani të kryeminsitrit shqiptar Edi Rama e nënshkruan atë, pohojnë se nuk heqin dorë nga ajo.Prandaj opinioni me të drejtë pyetetet, çfar garancash në emër të shumicës parlamentare ka nënshkruar Zoran Zev dhe nëse ishin nënshkruar apo jo në emrë të partnerëve të koalicionit”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Jovanovski.
Në bisedimet e deritanishme BDI-LSDM dhe BESA-LSDM nuk janë dhënë detaje nëse janë përafruar qëndrimet për ndarjen e resorëve, por vetëm është thënë se po bisedohet rreth parimeve mbi të cilat do të funksionojë qeveria e re.
Jozyrtarisht është thënë se qeveria e Zoran Zaev mund të ketë 8 ministra shqiptar, por mbetet e pa qartë se si do të ndahen ato mes partive shqiptare, por edhe sa do të përfaqësohen në ekzekutiv shqiptarët që janë anëtarë të LSDM-së.
Pretendime për tu përfaqësuar në qeverin e re ka edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore e cila tanimë ka propozuar kryetarin e sajë për zëvendëskryeministër të çështjeve ekonomike.
Por nga ajo se sa shpejtë do të merren vesh për ndarjen e kulaçit qeveritar, mvaret edhe ajo se kush do të përfaqësojë vendin Zaev, apo Dimitriev, më 24 maj në Bruksel në darkën që përfaqësuesja e lartë për politikë ta jashtme dhe siguri e BE-së Frederika Mogerini ka ftuar me kryeministrat e gjashtë shteteve ballkanike, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë.
REJHANE BUSHI-METAJ
