Maqedoni

Ibrahimi, këtë vit falas në banja 5.500 pensionistë

21.05.2017 18:51

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi sot i vizitoi pensionistët në Banjën e Kosovrastit dhe atë të Banjishtit...

Ai gjatë takimit me pensioninstët gjegjësisht me  pjesën e parë e grupit të shfrytëzuesve të shërbimit për rekreacionin klimatik në banjë u kujdes për kushtet që ofron Banjat e Dibrës Capa.
 
Ministri Ibrahimi gjatë deklaratës së tij për mediat u shpreh se është I befasuar me atë që pa, kushtet e mira që ofron Banjat e Dibrës Capa, janë kushte ideale shëndetësore, banjare dhe hotelerike, më tej ai shtoi se në shtatë vitet e kaluara 37 mijë pensionistë I kanë shfrytëzuar lehtësimin e shfrytëzimit të banjave , ndërsa këtë vit numri I shfrytëzuesve do të arin në 5 mijë e 500 pensionistë.
 
Ndërkaq  zëvendës drejtori ekzeketuiv I banjave të dibrës capa  Trim Qemali I cili njëkohësisht është edhe kryetar I grupacionit të banjave pranë komorës ekonomike të maqedonisë, nënvizoi se përkrahja  e pensionistëve nga qeveria është një punë mjaft e mirë jo vetëm për pensionistët por edhe për zhvillimin e turizmit banjar në vend.
 
Trim Qemali në fund theksoi se në dy lokalitetet banjare të dibrës kanë qëndruar më shumë se  9 mijë pensionistë, I cili sugjeroi që përkrahje tu jepet pensionistëve edhe nga qeveria e re që pritet të formohet sëshpejti.
 
ATLI DEMA