Maqedoni

LSDM, mbështetje nismës qytetare “5 në 12”

21.05.2017 19:14

LSDM paralajmëron se Qeveria e re do të vendos sistem për vlerësimin e nevojave specifike të fëmijëve me nevoja të veçanta...

Me këtë rast nga partia e mandatarit Zaev paralajmërojnë riorganizimin e qendrave ditore për personat me nevoja të veçanta, hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe mundësinë ligjore për përfshirjen e fëmijëve me pengesa në institucionet parashkollore.

Nga LSDM thonë se e mbështesin nismën qytetare 5 në 12, për përmirësimin e kushteve për jetë të personave me nevoja të veçanta.

Presim kërkesa e nismës 5 në 12 dhe prindërve të këtyre fëmijëve edhe zyrtarisht të parashtrohet te qeveria e re  reformatore e cila të gjitha kërkesat e qytetarëve do ti zgjidhë me politika integrative, me të gjitha palët e prekura , thuhet në njoftimin e LSDM-së. 

Ky njoftim vjen pas vendosjes së djeshme të çadrave para kuvendit republikan nga fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre, të cilët kërkojnë ndryshime ligjore që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së këtyre fëmijëve.