Kriza politike, formimi i qeverisë së re, këtë javë

22.05.2017 10:22

LSDM dhe partnerët e shumicës së re parlamentare brenda kesaj jave  pritet të finalizojnë marrveshjen për formimin e qeverisë së re, që nënkupton edhe ndarjen e resorëve minsitrore.

LSDM dhe partnerët e shumicës së re parlamentare brenda kesaj jave  pritet të finalizojnë marrveshjen për formimin e qeverisë së re, që nënkupton edhe ndarjen e resorëve minsitrore.

Nga takimet e deritanishme të BDI-së dhe Lëvizjes Besa me LSDM-në nuk janë dhënë informacione se cilat resore të egzekutivit i kanë për synim.  Nga te dyja partite mund te kuptohet se bisedimet ne raundin e pare  kane qene te fokusuara parasegjithash ne prioritetet e qeverise se re reformatore, ndersa nuk eshte diskutuar per emrt dhe ndarjen e resoreve ministrore.

Aleanca për shqiptarët  bisedimet me LSDM-në  i fillon sot me crast pritet edhe fjalim i liderit te LR-PDSH-së Zijadin Sela per formimin e qeverise se re. Kreu i LR-PDSH-se konferencen per mediat o ta mbaje per here te pare pas rrahjes brutale ne 27 prill ne Kuvend, ku nga gjithe deputetet e shumices parlamentare pikerisht personi qe persoi me shume lendime ishte Zijadin Sela.

Nje dite me pare  funksionari i lartë i Aleancës  per Shqiptaret Arben Taravari tha se të gjitha partitë shqiptare do të duhej ta mbështesnin qeverinë e re deri në stabilizimin e vendit nga kriza e deritanishme, edhe nëse nuk përfshihen në ekzekutiv. Por Taravari thot se gjithsesi do të insistohet në implementimin e deklaratës së partive shqiptare.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE e cila do të mbetet në opozitë vazhdon me krititkat ne adrese te LSDM-se  për Platformën e Tiranës, nga e cila siç thonë nuk kanë hequr dorë partnerët shqiptar të LSDM-së.