“VideoFest” publikon nominimet për klipin më të mirë
Evenimenti i parvjetshëm i cili mbledh të gjithë yjet e skenës shqiptare ka bërë përzgjedhjen e videospoteve të cilët janë të nominuar për videoklipin më të mirë të vitit…….

Evenimenti i parvjetshëm i cili mbledh të gjithë yjet e skenës shqiptare ka bërë përzgjedhjen e videospoteve të cilët janë të nominuar për videoklipin më të mirë të vitit. Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të ‘VideoFest’ në facebook.
Emrat e këngëtarëve të dominuar janë: ‘Leonora Jakupi - Vajza e kojshise’, ‘Era Istrefi ft. Mixey - E dehun’, ‘Tuna ft. Cozman – Fenix’ dhe ‘Ledri Vula - 100 Probleme’. E ndonëse të gjitha këto këngë tashmë e kanë marrë pëlqimin e publikut dhe janë cilësuar si këngë shumë të suksesshme, mbetet të shihet se cili nga ky projekt do ta rrëmbejë vendin e parë për realizimin e videoklipit më të mirë.
