Spiunët e CIA-s vriten dhe arrestohen në Kinë
Brenda dy vitesh janë arrestuar apo vrarë 20 “burime” të informacioneve....

Brenda dy vitesh janë arrestuar apo vrarë 20 “burime” të informacioneve. Ekspertët thonë se zhdukja e spiunëve të CIA-s në Kinë mund të krahasohet me kohën e Bashkimit Sovjetik.
Gazeta “New York Times” i referohet në artikullin e saj shumë burimeve nga qeveria e tanishme dhe ajo e kaluar amerikane.
Sipas këtyre burimeve, prej vitit 2010 deri në 2012 janë arrestuar rreth 20 bashkëpunëtorë të CIA-s në Kinë.
Mendohet se 12 prej tyre janë vrarë. Ndërsa një informant është pushkatuar madje para kolegëve të tij, siç duket, si një lloj paralajmërimi për aktivitetet e tij të spiunimit në favor të SHBA.
Shkatërrimi i rrjetit të spiunëve konsiderohet si një “goditje e rëndë”, për rrjetet e spiunëve të CIA-s në Republikën Popullore të Kinës. Deri në këtë moment sistemi kishte funksionuar jashtëzakonisht mirë.
