Trump në Lindjen e Mesme, takime me krerët izraelitë e palestinezë
22.05.2017 12:42
Presidenti amerikan Donald Trump e vazhdon turneun e tij të parë jashtë kufijve....

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon turneun e tij të parë jashtë kufijve me vizitën në Izrael e territoret palestineze. Ai mbërrin atje nga Arabia Saudite, një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara.
Gjatë ndalesës dyditore të radhës, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvillojë bisedime me të dyja palët, marrëveshjen mes të cilave e ka cilësuar si “ujdinë përfundimtare”, ndonëse ende nuk është bërë e qartë çfarë forme duhet të ketë ajo.
Trumpi preferon t’ua lërë këtë në dorë vetë aktorëve të përfshirë, të cilët duhet ta vendosin mes tyre nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta, megjithëse beson që paqja mes tyre është e mundur.
