Publikohen foto të reja të Ziadin Selës duke u tërhequr zvarrë në Kuvend (FOTO)

22.05.2017 14:23

Lideri i LR-PDSH’së, Ziadin Sela, tani është shëruar.....

Lideri i LR-PDSH’së, Ziadin Sela, tani është shëruar dhe sot mbajti një konferencë për media, e para pas sulmit fizik ndaj tij. Por, më 27 prill, ditën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ai ishte rrahur për vdekje nga huliganët maqedonas.

Organizata Joqeveritare “Civil” sot ka publikuar fotografi ekskluzive të natës së përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, në të cilat shihet se si huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët” e kanë sulmuar deputetin Sela.

Atij iu deshën disa ditë trajtim intenziv në spital për të arritur të rehabilitohet.

Sela sot tha se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisjes, duke e përkrahur atë, dhe sipas tij do të jetë e parëndësishme nëse do të jetë fizikisht në qeveri apo jo.