Botë

Tiranë, ndryshime të tjera në Qeveri

22.05.2017 15:28

Janë dekretuar sot nga presidenti Nishani ministrat dhe zëvendësministrat demokratë të qeverisë Rama...

Janë dekretuar sot nga presidenti Nishani ministrat dhe zëvendësministrat demokratë të qeverisë Rama, sipas marrëveshjes së arritur ditë më parë mes PS-së dhe PD-së.

Në orën 18 ka filluar edhe  seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku duhet të votohen pikat e  marrëveshjes politike të 18 majit. Pika e parë është votimi i dekreteve të presidentit, Bujar Nishani, për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave.

Pika e dytë është shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore. Pika e tretë është miratimi i anëtarëve të pakicës parlamentare në tre komisionet “ad hoc” të Vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve. Pika e katërt është zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do të jetë propozim i opozitës, si edhe i një anëtari të KQZ-së.