Botë

Bankok, bombë në spital, 24 të lënduar

22.05.2017 16:01

Të paktën 24 persona janë lënduar gjatë shpërthimit të një bombe në një spital në Bangkok...

Të paktën 24 persona janë lënduar gjatë shpërthimit të një bombe në një spital në Bangkok, njoftoi Policia tajlandeze.

“Zbuluam elemente nga të cilat ka qenë e përpunuar bomba. Gjatë incidentit janë lënduar 24 persona. Policia po i kontrollon video-incizimet nga kamerat e sigurisë të spitalit”,- deklaroi shefi i policisë,  Kamthorn Auçaroen.

Sulmi ndodhi në trevjetorin e grusht-shtetit të 2014-s, por ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të.

Në spitalin “Phramongkutklao” mjekohen kryesisht  oficerët e pensionuar ushtarakë.