Botë

Venezuelë, protestuesit djegin të gjallë pro-qeveritarin

22.05.2017 16:23

Protestat e dhunshme në Venezuelë kundër presidentit Maduro vazhdojnë, duke marrë edhe viktima...

Protestuesit opozitarë i vunë zjarrin një personi, duke akuzuar se e kishin vënë atë në shënjestër sepse ishte pro-qeveritar.

Orlando José Figuera, 21 vjeç, pësoi djegie në 80% të trupit, pasi u përfshi në flakë gjatë protestave në Caracas.

Ai u akuzua nga turma si hajdut. Rreth 100 persona, që po merrnin pjesë në protestën kundër Maduros, e rrethuan, e lyen me benzinë dhe i vunë zjarrin në sheshin “Altamira” në Karakasin lindor.

Edhe një person tjetër vdiq nga një plagë me armë zjarri, duke e çuar në 48 numrin e përgjithshëm të të vrarëve në protesta gjatë ditëve të fundit.

Protestat janë përshkallëzuar në Venezuelë prej 7 javësh. Ekonomia e vendit ka rënë në kolaps.

Opozita kërkon zgjedhje të reja dhe thotë se qeveritë socialiste të Maduros dhe paraardhësit të tij, Hugo Chavez, kanë keqmenaxhuar  ekonominë, që nga ardhja në pushtet në vitin 1999.