Meksikë, autobusi bie në greminë, 12 të vdekur
22.05.2017 16:36
Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë.....

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në një humnerë në kufirin jugor të Meksikës me Guatemalën.
Aksidenti ndodhi pranë Mottozillas, ndërkohë që autobusi po i transportonte udhëtarët, pasi kishin vizituar një zonë në Gjirin Paqësor.
Sipas shërbimeve të emergjencës, autobusi doli nga rruga dhe ra në greminë nga një lartësi prej 90 metrash, në Chiapas.
Shkaku i daljes nga rruga nuk është identifikuar akoma.
