Maqedoni

MPB, padi penale ndaj sulmuesit të Zaevit

22.05.2017 17:34

MPB ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër 28 vjeçarit J. Ç. nga Prilepi...

MPB ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër 28 vjeçarit J. Ç. nga Prilepi, me dyshimin për vepër të kryer penale – “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, që dënohet sipas nenit 385 të Kodit Penal.
 
Sipas MPB-së, i denoncuari, më 27 prill, ka hyrë në mënyrë të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë dhe në pres qendrën e Kuvendit ka sulmuar fizikisht liderin e LSDM-së,  duke e goditur me këmbë në stomak.
 
Njësiti për krim të dhunshëm ka edhe pamje filmike që vërtetojnë akuzat. Më datën 19 maj, 28 vjeçari është marrë në pyetje në Prokurori, por më pas është liruar.
 
Gjithashtu në Prokurori është dorëzuar kallëzim edhe ndaj një polici 45 vjeçar të angazhuar për sigurim fizik të protestës së paralajmëruar nga Shoqata qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
 
Kur një person i sigurimit të brendshëm ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka shtënë në ajër që ta pengojë dhe paralajmërojë turmën, M. M. e ka kapur për dore dhe  ka tentuar që dhunshëm t’ia marrë pistoletën zyrtare. 
 
Nga MPB thonë se në vazhdimësi po punojnë për të zbardhur ngjarjen e 27 prillit dhe për të identifikuar dhe nxjerrë para drejtësisë të gjithë fajtorët.