Maqedoni
Fati i “bombave” të PSP-së, Llazarova: mund të përdoren si dëshmi
22.05.2017 18:23
Gjykata Supreme ka shtyrë për një tjetër afat të pacaktuar seancën ku duhet të vendoset nëse bisedat...

Gjykata Supreme ka shtyrë për një tjetër afat të pacaktuar seancën ku duhet të vendoset nëse bisedat e përgjuara mund të përdoren si dëshmi në procedura gjyqësore.
Ish-gjykatësja për të drejtat e njeriut, Mirjana Llazarova - Trajkovska, e cila ishte e ftuar për të folur për praktikën e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, vlerëson se bisedat e përgjuara mund të përdoren si dëshmi.
“Në masivitetin e një dukurie të paraqitur e cila ndërhyn në rrënjët sistematike të asaj dukurie, meriton të aplikohet principi i interesit publik në hetimin e të vërtetës dhe kjo është ajo që duhet t’i udhëheq gjykatësit, për shkak se praktika lejon aplikimin e dëshmive të tilla në seancat gjyqësore, por ato duhet të jenë nën llupën e garancive për gjykim të drejtë, si dhe të akuzuarit të kenë të drejtë të kundërshtojnë dëshmitë e tilla dhe të kërkojnë kontrolle për vërtetësinë e të njëjtave”,- deklaroi ish-gjykatësja për të drejtat e njeriut, Mirjana Llazarova-Trajkovska.
Llazarova thotë se Gjykata Supreme nuk duhet të luaj rolin e ligjvënësit, por duhet të lejohet individualizimi i secilit rast.
“Mendimi im është që individualizimi duhet të jetë princip udhëheqës, marrja e qëndrimeve primare në mënyrë gjenerale do të nënkuptonte marrjen e rolit të ligjvënësit nga ana e një gjykate të lartë”,- theksoi ish - gjykatësja për të drejtat e njeriut, Mirjana Llazarova – Trajkovska.
Javën e kaluar kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangrellovski, në takim me gazetarët u shpreh se përgjimet ilegale nuk do të mund të përdoren si dëshmi, por vetëm si tregues për ekzistencë të një vepre penale.
Për vazhdimin e seancës do të njoftohet opinioni, theksuan nga shërbimi për marrëdhënie me publikun i Gjykatës Supreme.
ERSAN PAJAZITI
