Maqedoni
VMRO-DPMNE: nuk mund të na gjykojë Katica dhe Fatimja
22.05.2017 18:45
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-së...

“Anëtarët e VMRO-së janë të sinqertë dhe patriotë dhe ata nuk mund t’i gjykojë as Fatime Fetai, as Zoran Zaevi, e as Katica Janeva”,- thanë nga VMRO, duke kërkuar nga PSP të hapë edhe raste që kanë të bëjnë me LSDM-në.
“Qëllimi i Speciales është që të kompromitojë VMRO-në”,- akuzoi Antonio Milloshovski.
"PSP është shndërruar në dorë e zgjatur e LSDM-së, presim që presioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por ne jemi të gatshëm që t’i bëjmë ballë presioneve të këtilla”,- tha Milloshovski.
Në të njëjtin qëndrim është edhe kryeministri teknik, Dimitriev, që akuzohet për rastin “Talin”, kur ka qenë sekretar i përgjithshëm i VMRO-së.
“Janë të pavërteta akuzat që i bëhen anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Tentimet e tilla të LSDM-së nëpërmjet PSP-së nuk do të kalojnë. E gjithë prona është e fituar në mënyrë ligjore. Të gjithë qytetarët kanë mundësinë që të donojnë në llogarinë e partisë”,- është shprehur Dimitriev.
