Maqedoni
Ushqimet organike, interesi shumë i vogël
22.05.2017 19:03
Interesi për prodhimin e ushqimeve organike në Maqedoni është shumë i ulët...

Edhe pse 530 fermerë merren me kultivimin e ushqimit të shëndoshë, vetëm 0.5 e zonave bujqësore është e mbjellë me prodhime organike.
Ushqimet organike janë për 30% më të shtrenjta se prodhimet konvencionale, por subvencionet janë për 50% më të larta.
Për bujqit problem paraqitet rrjeti distrubiv për arsye se ushqimi është me afat të shkurtët dhe me sasi të vogël.
“Prodhimi bujqësor po stagnon në vendin tonë dhe nuk ka asnjë përparim si nga aspekti i kualitetit ashtu edhe nga aspekti i konkurrencës. E gjithë kjo është për shkak të disa faktorëve, si politikë jo e mirë bujqësore, shpërndarja e subvencioneve si dhe repromaterialet e shtrenjta. Problemi më i madh tek prodhimet organike është blerja dhe eksporti. Nëse shteti nuk ndihmon, atëherë prodhuesit janë të detyruar ta shesin në mënyrë konvencionale, ndërsa bëhet fjalë për prodhime që shumë shpejt prishen”,- u shpreh Vasko Ristoski nga OEM.
“Problemi më i madh për bujqit është plasmani i këtyre produkteve, sepse ata nuk prodhojnë me sasi të mëdha. Ushqimi organik është prodhim që shpejt prishet dhe nuk mund të përpunohet”,- theksoi Sonja Kushevska nga Fakulteti i Bujqësisë.
Nga viti 2011 e deri tani, për 50% është zvogëluar si numri i prodhuesve ashtu edhe hapësirat e të mbjella me prodhime organike.
Problem tjetër që vështirëson gjendjen në bujqësi është ikja e fuqisë punëtorë jashtë vendit, të rinjtë nuk dëshirojnë të punojnë në këtë fushë, u tha në konferencë.
GAZMEND KURTISHI
