Maqedoni
Debat shkencor në UShKM, shënohet 68 vjetori i themelimit
22.05.2017 19:38
Shkenca është simbol i universitetit, ndërsa publikimi i studimeve në revista të njohura mbetet prioritet i studiuesve...

Kjo u theksua në debatin shkencor me rastin e shënimit të 68 vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku profesor universitar dhe drejtues të universitetit theksuan nevojën për më shumë financa në mbështetje të shkencës.
"Veprimtaria shkencore hulumtuese paraqet shenjën kryesore dhe faktorin kryesor, jo vetëm për universitetin, por edhe për shoqërinë në tërësi. Ka tendenca që shkencën ta lidhim me universitetin, shtetin dhe ekonominë",- deklaroi rektori i UShKM-së, Nikolla Jankullovski.
“Është imperativ të publikohet në revistat e ranguara më lart. Nevojiten financa, pajisje, literaturë dhe kuadër i ri. Publikimi varet nga struktura. Nuk është njëjtë nëse studioni mjekësi apo gjeografi, histori apo matematikë. Që të punohet seriozisht duhen edhe financa",- u shpreh prorektor për shkencë, Vladimir Petrushevski.
Aktivitetet festive ky universitet i filloi me vendosjen e luleve te busti i patronëve të universitetit, vëllezërit Kirili dhe Metodi, për të vazhduar me meshën nga kreu i kishës ortodokse maqedonase, zotëri zotëri Stefani, debatin shkencor dhe akademinë solemne.
GYLTENE SINANI
