Maqedoni
Takimi Zaev – Ahmeti, prioritet kuadro cilësor, integrimi në BE dhe NATO
22.05.2017 21:07
Kreu i LSDM-ës Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahemti në Recic të vogël, ka theksuar se po bisedohet për ndarjen e resorëve...

Kreu i LSDM-ës Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahemti në Recic të vogël, ka theksuar se po bisedohet për ndarjen e resorëve, dhe si pas tij nuk është më rëndësi numri i resoreve që do të marrin partitë, por cilësia e atyre njerëzve që do të udhëheqin ato ministri në qeverinë e re.
Mandatari për krijimin e qeveris Zoran Zaev në qeverinë e re kërkon që të jenë pjesë të gjitha partitë që kontribuuan më dhënien e nënshkrimeve për mandatar.
“Në përgjithësi kemi thënë se deri ku ka gatishmëri rreth resorëve. Por e gjithë kjo mund të bije në ujë në rast se nuk kemi kuadro kualitativë. Kualiteti është para së gjithash dhe unë jam i lumtur që të gjithë partnerët potencial në shumicën e re parlamentare dhe qeveritare i japin përparësi kualitetit të kuadrove. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Ne bisedojmë me të gjithë dhe qëllimi jonë është që të gjithë 67 të cilat i kanë dhënë partitë të jenë pjesë e qeverisë së re. Shanset janë të hapura për të gjitha partitë dhe besoj se edhe shanset e tyre drejt nesh janë të hapura. Qëllimi im është ashtu siç thashë, të gjitha partitë nënshkruese të jenë pjesë e qeverisë”, shprehet kryetyari I LSDM-së, Zoran Zaev.
Ndërkohë me një komunikatë me shkrimë nga BDI-ja kanë theksuar se dy liderët në takimin e sotëm kanë biseduar për ndarje të resorëve dhe prioritet edhe I BDI-ës është që në qeverinë e re të marrin pjesë njerëz të ri me kualitet.
Dhe prioriteti I qeverisë së re sipas integristëve do të jenë integrimi I vendit në BE dhe NATO , dhe zbatimi në tërësi I Marrëveshjes së Ohrit.
“Dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me c’rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat serioze në sundimin e së drejtës në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik bashkë me rritjen e standardit jetësor. Pas harmonizimit parimor dhe programor, dy partnerët e koalicionit diskutuan edhe për ndarjen e resoreve dhe ranë dakord që kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për ti prirë proceseve shumë të rëndësishme për vendin tonë”, theksohet në komunikën e BDI-së pas takimi me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Sipas liderit të LSDM-ës Zoran Zaevit formimi sa më i shpejtë i qeveris së re është në interes tw vendit dhe shoqëris.
VISAR SADIKI
