Parashikimi i motit

23.05.2017 09:24

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil....

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçarisht pasdite, kur do të ketë kushte për mot të lig lokal me breshër.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 13 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 27 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri 26 gradë.

Në ditët në vijim rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të valëve të lagështa ajrore që do të shkaktojë moti të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. procese më intensive, lokalisht dhe në formë të motit të lig pritet të ketë nesër.

Të enjten reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçmas në pjesët jugore. Prej të enjtes kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të kushtëzojë mot më të freskët. prej të premtes deri të dielën do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa reshjet do të jenë më të dobëta dhe më lokale.