Gjykata Themelore, sot do të zhvillohen tre seanca të rëndësishme
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot do të zhvillohen tre gjykime të rëndësishme...

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot do të zhvillohen tre gjykime të rëndësishme, bëhet fjalë për rastet: sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, “Magjar Telekomin” dhe “Fortesa 2”.
Seanca gjykuese për ndodhitë e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët, u shty për sot pasi njëri nga të akuzuarit nuk u paraqit në gjykatë. Nga të gjithë të akuzuarit, ndaj dy prej tyre rëndon akuza e “tentim vrasjes”.
Në rastin “Magjar Telekon” dyshohet “dhënie ryshfeti” në Maqedoni. Kjo kompani tashmë është dënuar në ShBA dhe duhet të paguajë një shumë të madhe parash si gjobë. Seanca e tretë ka të bëjë me lëndën e PSP-së, “Fortesa 2”.
Seanca e kaluar u shty për shkak të, siç u tha, gjendjes së keqe shëndetësore të të dyshuarit kryesor, Goran Grujoskit, ish-shef i Drejtorisë së pestë të DSK-së. Kjo lëndë ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
