Futboll
Maqedonia nesër kundër Katarit
29.05.2014 16:33
Reprezentacioni I Maqedonisë në futboll po i bën përgatitjet e fundit në kryeqytetin e Italisë, Romë...
Reprezentacioni I Maqedonisë në futboll po i bën përgatitjet e fundit në kryeqytetin e Italisë, Romë, para ndeshjes së nesërme e cila me fillim në orën 19 në qytetin Rieti, do ta zhvillon kundër organizatorit të Mundialit për vitin 2022, Katarit.
Në taborrin e Maqedonisë mbretëron optimizëm se kësaj rradhe me çdo kusht do të atakohet fitorja kundër Katarit, I cili po sajon një kombëtare të re, në pritje të kampionatit botërorë pas 8 vitesh.
Para kësaj sfide Agim Ibrahimi është I mendimit se në këtë ndeshje, reprezentuesit e Maqedonisë duhet të jenë më agresiv, nëse duan rezultat pozitiv.
Përfaqësuesja, sot në Romë, në orën 17 e 30 minutan zhvillon stërvitjen e fundit para takimit të nesërm.
SAMI ADEMI