Botë

E FUNDIT/ Terror në Manchester, evakuohet qendra tregtare

23.05.2017 13:26

Paniku ka pushtuar Manchesterin ndërkohë që ka nisur edhe evakuimi nga qendra Arndale.

Dëshmitarë kanë raportuar persona duke vrapuar në rrugë të tmerruar.
 
Menaxheri i qendrës tregtare i kishte urdhëruar të gjithë të dilnin jashtë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ky është një alarm i rremë.
 
Policia ka rrethuar zonën me shiritë ndërkohë që ky alarm vjen menjëherë pas sulmit me bombë në Manchester Arena./tvklan.al