MAQEDONI
Koncert në parkun e Çairit
29.05.2014 16:44
Sonte në Parkun e Çairit për të pestën herë do të mbahet manifestimi “Të gjithë së bashku, për të gjithë më mirë”...

Sonte në Parkun e Çairit për të pestën herë do të mbahet manifestimi “Të gjithë së bashku, për të gjithë më mirë”, ku pritet të performojnë këngëtar nga vendi dhe më gjerë. Në mesin e këngëtarëve pjesëmarrës do të interpretojnë grupi nga Kosova “Enerxhi Bend”, këngëtarja Maja Vuçkoviq dhe grupi nga Shkupi “Shkupi Femëlli”.
“Pasi edhe Komuna jonë është e përzier, multietnike, atëherë të gjithë aktivitetet që i bëjmë i bëjmë në terren të përzier, thashë që ky është viti i pestë dhe gjatë këtyre 5 viteve me të vërtet qytetarët në këtë park janë të gjithë së bashku dhe kalojmë një mbrëmje shumë të bukur”, deklaroi drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore, Sermine Purini.
Qendra Informative Kulturore u jep mundësi të gjithë artistëve të Shkupit dhe më gjerë, që të përforcojnë me aktivitetet e tyre dhe të paraqiten para publikut shqiptarë dhe më gjerë, tha drejtoresha Purini, njëherit nikoqire e manifestimit në fjalë.
“Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj qytetarët që edhe prej vendeve tjera të vijnë sonte në parkun e Çairit dhe të kalojmë një mbrëmje të bukur, sepse edhe manifestimi u dedikohet të gjithë qytetarëve”, theksoi Purini.
Për t’u bërë manifestimi më kuptimplotë pritet pjesëmarrje masovike e të gjithëve, sepse kur jemi bashkë, jemi më zbavitës.
RINA TURKESHI-SAITI