Botë
Suedi, valixhja e dyshimtë shkakton panik në aeroport
23.05.2017 15:23
Një valixhe e dyshimtë ka shkaktuar panik në aeroportin ndërkombëtar të Goteborgut, në Suedi....

Alarmi ka detyruar autoritetet të evakuojnë një pjesë të aeroportit. Në përfundim të kontrollit të njësive anti-eksploziv është konstatuar se objekti i gjetur nuk përbënte asnjë rrezik.
Disa media vendase shkruajnë se valixhja, e braktisur pranë tryezës së informacionit, përmbante gjurmë eksplozivi, por kjo nuk është konfirmuar nga policia.
Incidenti ka shkaktuar vonesa, por më pas fluturimet kanë rifilluar rregullisht.
