Botë

Sulmi në Arenën “Mançester”, ISIS-i: I harruat paralajmërimet tona?

23.05.2017 16:16

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në koncertin e këngëtares, Ariana Grande, në Mançester...

“Shteti Islamik” ka lëshuar një deklaratë në gjuhën arabe në të cilën lavdëron veprimin e kamikazit që terrorizoi Anglinë. Një llogari e paidentifikuar në twiter lavdëroi sulmuesit me hashtagët “Mancester arena” dhe “Shteti Islamik”, e më pas shkroi mesazhin: I harruat paralajmërimet tona? Më pas llogaria u fshi. Lajmin e bëri të ditur Agjencia e lajmeve “Amaq”, e afërt me ISIS-in.