Botë

Shqipëri, nis zbatimi i paktit, zhbllokohet vettingu

23.05.2017 17:03

Pak orë pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë jetë vetingu...

Komisioni i plotësuar me anëtarët e opozitës është konstituuar, duke nisur punën për verifikimin e 195 kandidatëve për institucionet që do të vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
 
Presidenti i ardhshëm, kryetari i Kuvendit në detyrë, Ilir Meta, vlerësoi miratimin e komisioneve të vetingut si një epokë të re në historinë e drejtësisë shqiptare duke mos mohuar kontributin e tij. 
 
Ndërsa kryeministri Rama tha se asnjë gjyqtar apo prokuror nuk do t'i shpëtojë vetingut.
 
Komisionet Ad-Hoc të vetingut u miratuan në seancën e jashtëzakonshme plenare të mbajtur mbrëmë si një nga pikat kryesore të marrëveshjes Rama - Basha.
 
LULJETA NDOKA