Mandati i kryetarëve të komunave, MPV: Qeveria të kërkojë interpretim autentik të ligjit
Ministria për Vetëqeverisje Lokale kërkon nga Qeveria që kjo e fundit të kërkojë nga Kuvendi interpretim autentik të dy neneve...

Ministria për Vetëqeverisje Lokale kërkon nga Qeveria që kjo e fundit të kërkojë nga Kuvendi interpretim autentik të dy neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale, konkretisht për nenin 52, i cili ka të bëjë me funksionin e kryetarit të Komunës, dhe nenit 77, që ka të bëjë me kryerjen e punëve të Këshillit.
Ministria rëndësinë dhe urgjencën për zgjidhjen formale të çështjeve lidhur me statusin e mandateve të kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave komunalë për shkak të sigurimit të funksioneve të njësive të vetëadministrimit lokal dhe ofrimin e pandërprerë të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Gjithashtu, Ministria thekson se vihet në pyetje veprimi ndaj akteve të veçanta juridike të cilat janë në kompetencë kryesisht të komunave, ndërsa nga ana tjetër rrjedhin afatet që janë në pëlqim me Ligjin për procedurë administrative.
