Maqedoni

Gjykata refuzon kërkesën e PSP-së, nuk ngrin pronën e VMRO-DPMNE-së

23.05.2017 19:36

Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1...

Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1, refuzon kërkesën e PSP-së për përcaktimin e masës së përkohshme për ngrirjen e pronës së patundshme të VMRO-DPMNE-së.

Në kumtesën e Gjykatës themelore Shkup 1 thuhet: "Gjykatësit nga Këshillat penal duke vepruar rreth mospajtimeve të gjykatësve të procedurës paraprake, lidhur me kërkesat për marrje të përkohshkme të pronës parashtruar nga ana e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve, në pajtim me nenin 202 alinea 3 nga LPP sollën vendime me të cilat fuqizohet mospajtimi i gjykatësit të procedurës paraprake m ç'rast nga ana e gjykatës nuk është caktuar masa e propozuar e përkohshme Ndalesë e tjetërsimit të pronës së patundshme me vënie nën hipotekë".  

Dje PSP në rastin më të ri “Talir” kërkoi konfiskimin e 14 opjekteve të VMRO-DPMNE-së përfshi edhe selinë partiake, për të cilët ekzistojnë dyshime se janë blerë me para nga dhurues fiktiv.

Vetëm kompania “Beton” nën pronësi të biznesmenit Minço Jordanov, janë dhuruar rreth 2 milionë euro, në të njejtën periudhë kur kjo kompani ka fituar tendere nga zyrtarë të kësaj partie.