MAQEDONI

Doracak për të ndihmuar personat e verbër

29.05.2014 16:48

USAID në bashkëpunim me shkollën për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve të verbër...

USAID në bashkëpunim me shkollën për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve të verbër, “ Dimitar Vllahov”, ka  prezantuar doracakun për strategji për kërkim të punës së alfabetit “Brajov” për persona të verbër dhe me shikim të dobët.

“Nxënësit me pamje të dëmtuar që ndjekin mësimin në këtë shkollë, e fitojnë njohurinë e njëjtë teorike, si dhe të gjithë nxënësit e tjerë të cilët janë pjesë e sistemit arsimor maqedonas. Këta nxënës fitojnë edhe aftësi, shkathtësi përkatëse, praktikë dhe kualifikime me të cilat marrin pjesë në tregun e punës”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.
 
“Punësimi i kësaj kategorie të personave nuk është çështje e mëshirës, por çështje e të drejtave të njeriut. Personat e këtillë janë shumë të aftë dhe duhet  t’i  kenë mundësitë e njëjta si gjithë qytetarët tjerë”, theksoi drejtori i USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn.
 
“Ne si shkollë edhe më tutje do të punojmë me përkushtim, me qëllim që t’u ndihmojmë të gjithë personave me shikim të dëmtuar, që të mund t’i tejkalojnë të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme”, potencoi drejtori i shkollës “Dimitar Vllahov”, Goranco Jakimov.
 
“U apeloj biznesmenëve që sa më shumë t’u japin mundësi për punësim personave të verbër, sepse edhe ata e meritojnë t’u jepet rasti i punësimit”, u shpreh përfaqësuesi i Lidhjes së Personave të Verbër, Koce Dimov.
 
Që nga viti 1993 populli amerikan përmes USAID-it ka investuar mbi 500 milion dollarë në Maqedoni. Këto nisma e përmirësojnë cilësinë e jetës dhe e mbështesin tranzicionin e Maqedonisë në demokraci stabile dhe prosperuese.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI