Aleanca për Shqiptarët, gjyqësori i kapur nga bandat kriminale
Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër kundër vendimit të Gjykatës themelore për lirim me kusht të dhunuesve të deputetëve...

Vendimi për ti lënë të lirë sulmuesit edhe një herë e vërteton faktin e pamohueshëm se pushteti gjyqësor, sikurse çdo pushtet tjetër në Maqedoni në të kaluarën është i kapur nga banda kriminele e udhëhequr nga disa zyrtarë të VMRO DPMNE-së.
Kjo bandë e cila e kishte menduar mirë skenarin e sulmit të deputetëve në parlament, posaçërisht eliminimin fizik të liderit të LR PDSH-së Ziadin Sela vazhdon të realizojë përfundimin e skenarit, respektivisht lirimin e sulmuesve të deputetëve.
Pamjet e kamerave të sigurisë janë argumenti më i qartë se pas sulmit terorist në kuvendin e Maqedonisë, qëndron pikërisht VMRO-DPMNE-ja.
Deputetët që kanë ndihmuar terroristët për të hyrë në kuvend duke hapur dyert e parlamentit janë treguesi më i mirë se VMRO -DPMNE ka orkestruar mirë dhe skenarin e gjykimit të mundshëm të sulmuesve.
Vendimi skandaloz i Gjykatës themelore të Shkupit, vërteton atë që Aleanca për shqiptarët tanë kohës ka reaguar se gjyqësori në Maqedoni është i veshur me rrobat partiake dhe se gjykon varësisht prej urdhrave që vijnë nga selia partiake e VMRO-DPNE –së, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
