Botë
Masa të përforcuara sigurie në Londër
23.05.2017 20:51
Policia londineze sot kumtoi se ka filluar me rishqyrtimin e procedurave të sigurisë në të gjitha tubimet publike në kryeqytetin britanik...

Policia londineze sot kumtoi se ka filluar me rishqyrtimin e procedurave të sigurisë në të gjitha tubimet publike në kryeqytetin britanik dhe se nëpër Londër do të sistemohen numër shtesë të policëve të armatosur.
Masat e tilla ndërmerren pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në koncertin e Ariana Grande në Mançester, me ç'rast e humbën jetën 22 persona.
"Njësitet speciale nga ekipi ynë për planifikim dhe ekspertë të sigurisë hollësisht i rishikojnë të gjitha planet për manifestimet e ardhshme në qytet", njoftoi policia londineze.
Me masat e reja do të parashikohet sistemim i forcave politike shtesë dhe në manifestime më të vogla, në të cilat fillimisht nuk është paraparë prezencë e policëve në numër të madh, si dhe rritje e numrit të patrullave të policëve të armatosur dhe të paarmatosur në lokacionet kyçe në Londër.
