"Shkupi lexon"
24.05.2017 11:10
Edicioni i dytë i manifestimit "Shkupi lexon" sot do të mbahet në parkun përballë kalasë së Shkupit....

Edicioni i dytë i manifestimit "Shkupi lexon" sot do të mbahet në parkun përballë kalasë së Shkupit. Së pari do të lexojnë një grup studentësh, e më pas edhe poetë dhe shkrimtarë me renome të gjeneratave të ndryshme.
"Shkupi lexon" e organizojnë Qendra informative kulturore-Shkup, shkrimtarja Lindita Ahmeti dhe Arlinda Baftiu.
Qëllimi, sipas organizatorëve, është të tërhiqet vëmendja e qytetarëve të cilët do të mund të dëgjojnë vargje kushtuar dashurisë dhe fateve njerëzore.
